FOTO/ Ajo që nuk u pa nga protesta e sotme për të marrë PD-në. Mediat e huaja: Policia hodhi sasi të mëdha gazi, të shpërndante turmën  

Protesta e demokratëve për të rimarrë selinë e PD-së, u shndërrua në një tubim të dhunshëm që në momentet e para që mbështetësit e Sali Berishës, u mblodhën para selisë blu.

Protestuesit ishin përgatitur mirë, pasi kishin marrë me vete sende të forta si: çekiçë, leva, drunj, ndërkohë që përdorën dhe gurë dhe mjete të tjera rrethanore për të thyer xhamat dhe hapur dyert e selisë së PD-së, që e gjetën mbyllur.

Ata me forcë arritën të hapnin disa dyer dhe të hynin brenda ambienteve të katit të parë.

Lmsjtfcdojiglnhv4fqndxi3yu

Në protestë u përdor dhe gaz lotsjellës, kryesisht nga persona që ndodheshin brenda selisë dhe donin të sprapsnin turmën që sulmonte dyert e blinduara. Ndërsa mbështetësit e demokratëve kanë përdorur shkallë dhe çekanë, siç duket dhe nga fotot e mëposhtme.

Kjo e shtunë ka shënuar kulmin e një lëvizje që ish-kryeministri Sali Berisha ndërmori kundër kryetarit Lulzim Basha, pas vendimit të këtij të fundit për ta lënë jashtë grupit parlamentar të PD-së, për shkak të vendimit të Shteteve të Bashkuara për ta shpallur “non grata”, ish-liderin e forcës më të madhe opozitare në vend.

Ngx27uo3drku3adf66dtkz3uaa

Dy orë para se protesta të fillonte zyrtarisht, godina e selisë së Partisë Demokratike, u sulmua me forcë nga mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët iu përgjigjen thirrjes së tij për marrjen nën kontroll të godinës ku po qëndron kryetari demokrat, Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të partisë.

Që në krye të herës, dera kryesore e selisë u hap me forcë, përpara orës 12:00, e cila përkon me orën kur ishte thirrur protesta. Xhamat e saj, janë thyer por protestuesit u ndalën në pjesën e hollit, ku me sa duket janë gjendur përpara dyerve të tjera të përforcuara me veshje hekuri.

Hhtok7scwzpbdcragbpbzjwpcq

Pas këtij momenti nuk ka pasur asnjë çast qetësie. Mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha kanë provuar të hyjnë nga drejtime të ndryshme. Një tentativë e disa personave që me anë të shkallëve u ngjitën në katin e dytë, në një ballkon në krahun e majtë, u zmbraps, nga disa persona nga brenda godinës.

Një prej protestuesve mbeti i plagosur në kokë. Përpjekjet e tjera po ashtu janë zmbrapsur, ndërsa nga brenda selisë po përdoret gaz lotsjellës.

Xru6upzv5rji3iduqv4eabgpqy

Duke përdoru shkallët, mbështetësit e zotit Berisha kanë tentuar të hyjnë në katet e sipërme, duke përdorur dhe sende të forta e gurë që kanë thyer xhamat. Një derë e blinduar në krahun e djathtë të godinës u arrit të hapej.

Me anë të një deklarate për mediat, Partia Demokratike kërkoi ndërhyrjen e Policisë së Shtetit në mbrojtje të tyre, me argumentin se Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit iu përgjigj thirrjes për ndihmë të një grupi deputetësh të PD-së, duke njoftuar se do të ndërhyjnë menjëherë ndaj organizatorëve të protestës përpara selisë së Partisë Demokratike.

Policia ndërhyri në një kohë të shkurtër duke përdorur gazin lotsjellës. Mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha u shpërndanë. Njësitë e policisë arritën të marrin kontrollin e godinës së PD-së, duke vendosur një numër të madh efektivësh në hyrjen kryesore të saj.

Për situatën e krijuar pati reagime të shumta nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar. Ata njëzëri dënuan aktet e dhunës, duke u bërë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të veprojnë me qetësi.

Policia, pas qetësimit të situatës, njoftoi se ka shpallur “skenë krimi” godinën e PD-së, duke vendosur shiritat e verdhë në ambientet e jashtme të saj.

Sipas saj, duke filluar nga jashtë, deri në të gjitha ambientet e brendshme të selisë, do të bëhet këqyrja dhe do të mblidhet çdo provë e paligjshmërisë që karakterizoi ngjarjen e dhunshme.

“Sot ne do të shpërndahemi. Do të kujdesemi për të plagosurit. Shumë shpejt do të njoftojmë beteja të tjera”.

Me këto tre fjali, ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbyllur zyrtarisht protestën.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *