Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Hinkë të bashkisë Dimal. Mësohet se një 45-vjeçar që ka qenë duke udhëtuar me mjetin tip “Opel Astra”, me targa AB 918 GU, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Si pasojë e përmbysjes së mjetit, Krenar Cjapi mësohet se ka humbur njërin krah në vend dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertët, që kanë kryer edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes.
Sipas policisë, aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, për shkak të shpejtësisë.