Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Institut, Tiranë.
Një makinë tip “Range Rover” është përmbysur, ku për pasojë një person është plagosur rendë. Dyshohet se shkak i këtij aksidenti të jetë bërë mosrespektimi i sinjalistikave rrugore, manovrat e shpejtësisë dhe parakalimet e gabuara. Sakaq ende nuk dihet nëse ka pasur persona të tjerë në makinë.
Aksidenti ka shkaktuar trafik të rëndë nga Instituti në drejtim të Kamzës, si dhe policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.