Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përfshirë 3 automjete pranë qendrës tregtare QTU.
U mësua se një person ka mbetur i lënduar nga përplasja, ndërsa nga aksidenti shihet se një automjet tip “Benz” tepër luksoz ka pësuar dëme të mëdha në pjesën e përparme.
Ndërkohë një makinë shihet të ketë përfunduar mbi trafikndarësen e autostradës.