Një aksident ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në qendër të Tiranës, pranë Muzeut Historik.
Siç duket nga pamjet, një makinë tip “BMW X3” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një nga barrierat mbrojtëse.
Si pasojë mjeti ka përfunduar brenda rrethimit, tek një nga gurët e mëdhenj të vendosur tek sheshi “Skënderbej”.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga aksidenti.