FOTO/ Aksion spektakolar në det për shuarjen e zjarrit. Roja Bregdetare Suedeze, bën të pamundurën të shpëtojë transportuesen e drurit  

Roja Bregdetare Suedeze ka vijuar sot punën gjatë gjithë ditës pranë ishullit “Vinga”, për shuarjen e zjarrit masiv që ka përfshirë një transportuese druri me flamur të Liberisë.

Zjarri në transportuesen “Almirante Storni” shpërtheu në arqipelagun suedez të “Gothenburg”, raportonte roja bregdetare.

Flaket kishin nisur pikërisht në ngarkesën e saj të dërrasave dhe përpjekja për shuarjen rezultoi e vështirë, thanë autoritetet.

Shtatëmbëdhjetë anëtarët e ekuipazhit të anijes mbeten në bord së bashku me disa oficerë të rojës bregdetare suedeze, që kanë shkuar për ndihmë.

Nuk janë raportuar plagosje nga transportuesja dhe mjeti është ende funksional, thanë autoritetet.

Roja bregdetare tha se kishte dislokuar ne vendin e aksidentit mjete të fuqishme detare ujë-lëshuese dhe rimorkiatorë të kompanisë “Holding Gmb”.

/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *