Efektivi i Ishull Lezhë i arrestuar ditën e djeshme për ‘përdhunim të mbetur në tentativë’ të një të miture, ka dhënë sot dëshminë e tij.
Kol Kola pretendon se e gjithë ngjarja është e inskenuar, pasi ai ka ndaluar për të ndihmuar vajzën, e cila kishte nxjerrë dorën për ta marrë në makinë. Ai deklaron se nuk e njeh vajzën.
Por kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur polici dhe vajza janë drejtuar në një banesë, dhe sipas deklaratës së tij, diçka e tillë ishte dëshira e të miturës.