FOTO/“Amanet po të lë fëmijën dhe gruan”, vëllai i Arjan Salës: Heroi im!

Vëllai i 32-vjeçarit Arjan Sala i cili bëri aktin heroik duke hyrë mes flakëve për të shpëtuar punonjësit, ka prekur me një poezi. Arjan Sala, babai i një vajze të mitur, prej vitesh ishte punonjës security në qendrën tregtare të “Casa Italia”. Trupi i tij u gjet tre ditë pas zjarrit që ra tek qendra tregtare ku ai punonte.

Ekspertiza paraprake zbuloi se i riu ka qendruar rreth 24 orë gjallë, por më pas nuk ia ka dalë që të mbijetojë, duke ndërruar jetë prej asfiksisë. Një përplasje e familjarëve dhe forcave zjarrfikëse vuri nën presion autoritetet, që të gjenin sa më herët trupin e Arjan Salës.

Vëllai i Arjanit, Edmond Sala, ka postuar një poezi prekëse, ku imagjinon fjalët e fundit të të ndjerit.

I ndjeri, përmes rrjeshtave të një poezie, u jep mesazhet e lamtumirës familjarëve. E ndërsa të vëllait, Edmond Sala, i thotë që të mos qajë për të, ku i lë amanet fëmijën dhe gruan.

Statusi

Nënë

Mos qaj për mua,

të jetoj aq ish e shkruar

të kish qënë shkak virusi

do thoje;

-bir pse s’bëra më shumë për ty

pse nuk shita gjithçka kisha pasuri!

Edhe nëse do ti shisje Nënë

përsëri s’do mbetesha gjallë,

ndërsa kjo mënyrë

që zgjodhi vdekja për mua

u tregua me mend e pa fjalë

të paktën ata që shpëtuan

do më kujtojnë sa herë të vijnë

në këtë vend,

diku kjo e mirë të jesh e sigurtë

është gdhend!

Vëllai im mos qaj për mua,

amanet po të lë fëmijën dhe gruan,

kur të rritet do jetë krenar,

kë pati për baba,

e për jetë njerëzish të vetën dha.

Tashmë i përkas një bote

plot lule e mrekulli,

ju që qani e do më kujtoni

ju them; kur të dilni nga derë e shtëpisë,

përshëndetuni e ndahuni me buzëqeshje,

ashtu si vijmë në këtë botë

me drita e yje ikja nuk do jetë.

Xhenet qoftë shpërblimi yt Njeri i mirë

HEROI IM gjithmonë në zemrën time

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *