Foto/ Anija e marinës amerikane ndalon në Durrës, ja arsyeja!

Anija e marinës amerikane ndaloi dje në Durrës për furnizim me karburant. Kjo anije përdoret nga Marina Amerikane për transport pajisjesh dhe është e pajisur me një pistë për uljen e helikopterëve.

Foto/ Anija e marinës amerikane ndalon në Durrës, e pajisur dhe

Ekuipazhi zhvilloi një vizitë  dje në Durrës, ku patën mundësinë të mësonin mbi historinë e Shqipërisë. Gjithashtu komandanti i Forcës Detare shqiptare Gjeneral Brigade Ilir Xhebexhia, vizitoi dje anijen USNS Trenton të Marinës Amerikane, gjatë ndalesës së saj për furnizim në Durrës.

Foto/ Anija e marinës amerikane ndalon në Durrës, e pajisur dhe

Komandanti shqiptar u prit nga Kapiteni i Shteteve të Bashkuara Douglas Casavant dhe Komandanti TJ Seifert, të cilët e shoqëruan për një vizitë brenda anijes.

Kapiteni Casavant tha se “ishte një kënaqësi të mirëpritnin Komandantin e Forcës Detare shqiptare për të thelluar angazhimin dhe bashkëpunimin midis dy vendeve.

Foto/ Anija e marinës amerikane ndalon në Durrës, e pajisur dhe

“Mikpritja e Forcave Detare Shqiptare ka lënë përshtypje të thellë tek marinarët tanë dhe ne shpresojmë ta përdorim këtë vizitë si një mundësi për të vazhduar forcimin e marrëdhënies sonë me Forcat e Armatosura Shqiptare”, tha Komandanti Seifert.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *