Të krishterët ortodoksë në të gjithë Evropën kanë bërë sot zhytjen tradicionale në ujërat e ngrira për festimet vjetore të Epifanisë.
Pavarësisht se temperaturat e ajrit bien nën zero në disa zona të Rusisë dhe Evropës Lindore në këtë kohë të vitit, shumë njerëz ende morën pjesë në festën e përvitshme fetare.
Disa njerëz u zhytën vetë në ujërat e akullta, ndërsa të tjerë morën pjesë në festë në grupe teksa kujtonin pagëzimin e Jezusit në lumin Jordan.
Në disa zona autoritetet hapën vrima në akull në liqene dhe lumenj dhe ndërtuan shkallë prej druri për të lejuar qasje të lehtë në ujërat e ftohta.
/Burimi: DailyMail/ Përshtati në shqip: Priza.al/