Kompania “Apple” përsëri po eksperimenton modle të reja telefonash android, duke thyer rekorde për prodhimin e modeleve në treg, por me përmirësime minimale.
Sot “Apple” prezantoi “iPhone 13”, “iPhone Pro” dhe “iPhone 13 mini”, gjenerata e ardhshme e smartphone -it më të mirë në botë, me një dizajn të bukur me skaj të sheshtë të lëmuar në pesë ngjyra të reja.
Të dyja modelet shfaqin risi të mëdha, përfshirë sistemin më të avancuar të kamerave të dyfishta në “iPhone”, me një aparat të ri Wide me piksele më të mëdhenj dhe stabilizues optik të imazhit me zhvendosje të sensorit (OIS) që ofron përmirësime në fotot dhe videot me dritë të ulët.
“iPhone 13” dhe “iPhone 13 mini” gjithashtu kanë performancë super të shpejtë dhe efikasitet të fuqisë me “A15 Bionic”, jetëgjatësi më të gjatë të baterisë, një ekran të ndritshëm Super Retina XDR që i jep ‘jetë’ përmbajtjes, qëndrueshmëri të jashtëzakonshme me kapakun e përparmë të Ceramic Shield, dyfishimin e hapësirës ruajtëse të nivelit fillestar në 128 GB, një vlerësim IP68 kryesor në industri për rezistencën ndaj ujit.
“iPhone 13” dhe “iPhone 13 mini” vijnë në pesë ngjyra të ndryshme alumini, duke përfshirë të kuqe, rozë, blu, të bardhëm të zi. “iPhone 13” fillimisht do të jenë me porosi, të cilat, do të fillojnë më 17 shtator ndërsa shitja do të nisë më 24 shtator.
/Priza.al/