Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur këtë mëngjes në autostradën Fier-Vlorë, ku pushimet u kthyen ne tragjedi për një familje e cila u shua.
Makina tip ‘Audi A8’ me targa “AA 107 XX” që goditi nga pas makinën tip ‘Toyota’ kushtonte rreth 100 mijë euro dhe po drejtohej nga një i ri që po shkonte në drejtim të jugut.
Igli Madani, ishte drejtuesi i mjetit, dhe po udhëtonte me shpejtësi mbi 150 km në orë. Së bashkë me të udhëtonin Fabio Lamaj dhe Glori Selimi, të tre jashtë rrezikut për jetën.
Përplasja ka qenë aq e fortë sa makina ‘Toyota’ është shtypur dhe shkatërruar totalisht. Për shkak të deformimit të madh, prindërit dhe dy vajzat e mitura kanë mbetur të bllokuar brenda mjetit aq sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses dhe përdorimi i gurit freksibël për t’i nxjerrë ato.
/Priza.al/