Falë një makine lulsoze “Audi” dhe me xhama të blinduar, nuk ka pësuar lëndime një prej zyrtarëve më të lartë të qeverisë Ukrainase, i cili në të kundërt do të ishte bërë viktimë e një atentati.
Këtë të mërkurë, i është bërë atentat ndihmësit të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Serhiy Shefir.
Ai është qëlluar me armë teksa ndodhej duke udhëtuar për në Lisnyki, një fshat pranë Kievit. Nga atentati në fjalë, ka mbetur i plagosur shoferi, ndërsa ndihmësi ia ka hedhur pa lëndime.
“Sot, rreth orës 10:00, pranë fshatit Lisnyki, makina e ndihmësit të parë të presidentit, Serhiy Shefir, u qëllua me armë”,- ka thënë policia në faqen e saj të internetit.
Mësohet se në drejtim të makinës janë lëshuar rreth 10 plumba, ndërsa policia është vendosur në kërkim të autorëve të përfshirë.
/Priza.al/