Dhjetëra automjete të vjetra të shumë viteve më parë, klasike dhe të rralla kanë udhëtuar nga zona të ndryshme të vendit dhe nga Maqedonia e Veriut për t’u “parkuar” sot në Pogradec.
Ekspozita e makinave “Retro” është mbajtur ditën e sotme në qytetin e liqenit, duke bërë një panair mbi katër rrota. Mbi 60 makina të shumë viteve më parë nga shtete të ndryshme të botës që sot janë pronë e koleksionistëve shqiptar, i kanë shtuar bukurinë qytetit.
Ndërkohë që shumë qytetarë në Pogradec kanë dalë në qendër të qytetit, për të parë nga afër makinat legjendare dhe të vjetra, por edhe për të bërë foto me to.
Pas Tiranës, Shkodrës, Vlorës tani ka qenë radha e Pogradecit të presë autokolonën e automjeteve klasike të “Retro-Albania”.
/Priza.al/