FOTO/ Barbari në brigjet shqiptare të Adriatikut! Një tjetër peshkatar kap dhe gjymton një peshkaqen 5 metra

Një tjetër peshkaqen ka rënë pre e barbarisë dhe masakrës që peshkatarët shqiptarë po bëjnë prej vitesh si pasojë e injorancës dhe në mungesë të rregullave dhe ligjeve që duhet të ruajnë florën dhe faunën detare.

Peshkaqeni është kapur nga anija e peshkimit ”Kodra”, në brigjet e Adriatikut në afërsi të Durrësit dhe peshkatari “barkderr” siç është bërë tashmë zakon një ritual i shëmtuar, ka bërë foto me kafshën e ngordhur dhe pastaj ato kanë bërë xhiron e rrjetit.

Peshkaqeni, sipas të dhënave, ka përmasat 500 kg dhe 5 metra gjatësi dhe është i dyti brenda 10 ditësh distancë nga një tjetër kapje po e njëjtë e një tjetër peshkaqeni më të madh.

Të tilla kafshë edhe pse nuk frekuentojnë ujërat tona territoriale dhe gjiret e mbyllura, kapen nga anijet e peshkimit në thellësi të ujërave ndërkombëtare, pasi gjuajnë tufat e peshqve që kapin tratat.

Por zakoni më i shëmtuar është ai i përçudnimit të kafshës sa herë që ajo kapet dhe vritet, si dhe pasqyrimi i saj në media si të jetë një “hata” e jashtëzakonshme, në një kohë që një gjë e tillë i bën mjaftë dëm zinxhirit ushqimor në det.

Featured image of article: Kapet peshkaqeni 5 metra i gjatë në brigjet e Adriatikut

Kapet Peshkaqeni Ne Durres

Peshkatarët durrsakë kapin në 155 metër thellësi peshkaqenin 650 kg, flet kapiteni i anijes: Po tentonte të shqyente rrjetën - Balkanweb.com - News24

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *