Janë pamje të pabueshme ato që vijnë nga aksidenti me ashensorin në QSUT ku mbeti e dëmtuar rëndë një 80-vjeçare, e cila është duke luftuar me vdekjen te Trauma.
Jane siguruar fotot nga momenti kur zjarrfikësit shkuan për të nxjërrë prej ashensorit personat e ngecur aty, duke u përballur me një skenë dramatike.
Siç duket edhe nga fotoja, barrela pacientes është zënë nga ashensori duke e dëmtuar rëndë atë, ndërkohë që na pllaka gjendet sasi e madhe gjaku. Krahas 80-vjeçares, i dëmtuar mbeti edhe barrelisti i QSUT-së, i cili ka pësuar dëmtime në të dyja këmbët e tij.
Policia ka shoqëruar tashmë teknikun përgjegjës për mirëmbajtjen e ashensorit, tenderin për të cilën e kishte fituar kompania “Sulollari Klima” kundrejt 24 milion lekëve. Mësohet se në pyetje është marrë edhe pronari i kompanisë, Ardian Sulollari.
“Sulollari Klima” është kompani e specializuar për kondicionerë, por duket se janë ndjerë të aftë edhe për mirëmbajtjen e asheshorëve duke çuar në aksidentin e rëndë mbrëmë. /abcnews.al