Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbërritur te Pallati i Kongreseve për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.
Kryedemokrati Basha është pritur me ovacione dhe duartrokitje nga delegatët e partisë, të cilët kanë mbushur Pallatin e Kongreseve, për të qenë pjesë e Kuvendit Kombëtar, i cili mblidhet nën sloganin “Zgjedhim të ardhmen”.
Ndërkohë, të gjithë të pranishmit në sallë janë ngritur në këmbë në shenjë respekti ndaj Bashës, teksa e kanë shoqëruar ardhjen e tij edhe me thirrjet “Lulzim Basha”, “Rama ik”. Ndërkohë, Kuvendi Kombëtar i PD ka nisur me Himnin Kombëtar.
/Priza.al/