Topmodelja Bella Hadid ka shpërthyer një stuhi në Instagram. Ajo ka publikuar tek 42 milion ndjekësit e saj në Instagram, një seri karikaturash të cilat e cilësonin Izraelin si “pushtues” dhe i quante palestinezët “të shtypur”.
View this post on Instagram
Motra e saj Gigi Hadid pëlqeu postimin, duke e zgjeruar kështu shikueshmërinë edhe tek 66.2 milion ndjekësit e saj.
Karikaturat të cilat pretendojnë se Izraeli nuk është një vend, por një tokë e vendosur nga kolonizuesit, është e mbushur me pasaktësi historike.
Ky postim është publikuar, ndërkohë që Izraeli ka sulmuar rripin e Gazës, duke vrarë jo vetëm figura ushtarake por edhe civilë dhe fëmijë të pafajshëm.
Bella 24 vjeç, dhe Gigi 26 vjeç, mbështesin çështjen palestineze dhe kanë marrë pjesë në marshime dhe demonstrata.
Babai i tyre Mohamed Hadid, 73 vjeç, është një palestinez i lindur në Nazaret në nëntor 1948, katër muaj pasi qyteti i tij u kap nga forcat izraelite. Familja iku në Siri, dhe përfundimisht në Uashington DC. Ai ka shtetësi jordaneze dhe amerikane.
Burimi i lajmit: DailyMail. Përshtati Priza.al