FOTO/ ‘Bentley’ i Mbretëreshës Elizabeth, del në shitje me një çmim ‘bujar’  

Ankandet e makinave apo tregjet ku shiten autovetura, shpesh kapin rekorde për modelet që nxjerrin në shitje, apo për historikun që ka pasur modeli. Me pak kilometra të bëra, servis i vazhdueshëm dhe një pronare të kujdesshme. Të gjitha këto të dhëna janë ideale për shitësit e makinave.

Por gjithçka bëhet më e lehtë kur blerësve të mundshëm ju tregon se ish-pronarja e autoveturës është Mbretëresha e Anglisë.

Këtë makinë e ofron “Bramley Motor Car” në Surrey, një “Bentley Mulsanne” me ngjyrë të gjelbër “Barnato”, që është larguar nga grupi i veturave të mbretëreshës në vitin 2015. Vetura ka vetëm katër mijë e dhjetë kilometra të bëra.

foto galeri

Sidoqoftë, kjo ia rrit çmimin mjetit. Një veturë e këtij modeli, e cila nuk është përdorur nga mbretëresha, mund të gjendet me çmim prej rreth 80 mijë funtesh. Por ofertat për veturën e veçantë sillen rreth 200 mijë funtesh.

Menaxheri i kompanisë që shet makina, Jack Morgan-Jones e ka konsideruar veten me fat që është në gjendje të shesë një makinë të tillë.

“Ne jemi goxha me fat, sepse kemi pasur disa vetura mbretërore. Vitin e kaluar shitëm një Range Rover që u përdor për ta transportuar çiftin Obama gjatë vizitës shtetërore dhe që u vozit nga Princi Filip.”

Në faqen e kompanisë që tregton makina, ofertat shkojnë deri në 200 mijë funte, por çmimi i është vendosur 179 mijë funte ose rreth 205 mijë euro.

foto galeri

Bentley që dikur shfrytëzohej nga mbretëresha, do të dalë në ankand për 200 mijë euro (Foto) - Telegrafi

Mobil Bekas Ratu Elizabeth II Dilego Rp 3,76 Miliar, Minat? - Otomotif Liputan6.com

Naik Mobil Tak Pakai Sabuk Pengaman, Ratu Elizabeth II Dilaporkan ke Polisi - Tribunnews.com Mobile

Del në shitje Bentley i përdorur nga Mbretëresha Elizabeth – Epoka e Re

Bentley që dikur shfrytëzohej nga mbretëresha, do të dalë në ankand për 200 mijë euro (Foto) - Telegrafi

Del në shitje Bentley i përdorur nga Mbretëresha Elizabeth – Epoka e Re

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *