FOTO/ Berati mban vendin e parë këtë vit sa i përket zbukurimeve të Vitit të Ri

Këtë fundvit të gjitha rrugët nuk të çojnë në Romë, por në Berat. “Qyteti i një mbi një dritareve”, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s që prej ‘2008-s, ka veshur mantelin festiv dhe duket më magjepsës se ku rrë.

Rrugicat e kalldrëmta, ura e Goricës që ndan lagjen me të njëjtin emër nga Mangalemi, por edhe sheshi kryesor i qytetit shkëlqejnë nën vezullimin e dritave shumëngjyrëshe dhe janë kthyer në një sensacion edhe në rrjete sociale.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, është një arush gjigant i cili të bën të mendosh sikur je në Disneyland. Të vegjlit janë ata që shijojnë më shumë praninë e tij, por nuk mbeten pas as më të rriturit që përfitojnë nga rasti për të bërë sa më shumë foto. Nëse nuk keni bërë akoma plane për këtë vit, futeni Beratin në listën e destinacioneve tuaja sepse ky qytet mbetet një nga grishjet më të forta për turizmin e historisë, artit e kulturës në Shqipëri.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *