Në foto vijnë momentet e vrazhda kur dy hipopotamë rreth 1.4 ton të rëndë copëtohen në duelin për supremaci në rezervatin Mara North, në Kenia.
Në pamjet brutale shihen hipopotamët luftues që mbërthejnë nofullat e tyre për më shumë se gjysmë ore me njëri-tjetrin, duke lëshuar pështymë e gjak nga goja.
Në një prej imazheve shihet sesi një prej hipopotamëve i ngul dhëmbin sfiduesit të tij, para se i munduri të tërhiqet duke vrapuar drejt lumit ndërsa fituesi nis ta ndjekë për të afirmuar suksesin.
Imazhet u kapën nga fotografi i botës së egër Mike Dexter, nga Afrika e Jugut.
Në komentet e tij ai shkruante: “Brutale. Nuk dija ç’të mendoja teksa dy meshkujt hipopotamë copëtonin njëri-tjetrin për gjysmë ore. Hipopotamët njihen për luftën e tyre për pozicione sociale në tufë ose për dominimin ndaj partnereve kur vjen koha e çiftimit. Ata janë gjithashtu nga vrasësit kryesore të njerëzve në Afrikën e Jugut.
Meshkujt janë shumë territoriale dhe dominimi kontestohet me beteja të ashpra. Shumica e përplasjeve zgjidhen me shfaqje të masës e fuqisë dhe rrallëherë përshkallëzohen në këtë masë fizike, por nëse arrin deri këtu pasojat mund të jenë fatale.
Dy ditë pas kësaj beteje, trupi i përgjakur i një hipopotami me masë të ngjashme u gjet në ujë disa km poshtë rrjedhës së lumit Mara River”,- shtoi fotografi.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/