Të tjera skandale po dalin në dritë nga Big Brother Vip dhe kanë qenë vetë shikuesit ata janë treguar të kujdesshëm për detajet.
Edhe pse supozohet të jenë të izoluar dhe të mos kenë kontakt me çfarë ndodh jashtë shtëpisë, me sa duket banorëve VIP të Big Brother u është dhënë privilegji për të mbajtur celularë.
Në rrjet po qarkullon një foto ku duket se Fifi është duke përdorur celularin e po ashtu po qarkullon edhe një video ku dëgjohet Donaldi t’u thotë banorëve t’i mbajnë telefonat ‘silent’, pasi ashtu i kanë thënë në dhomën e rrëfimit. Nuk dihet nëse kjo ka qenë një shaka e Donaldit, por nga fotoja që është publikuar së fundi, duket sikur mund të jetë e vërtetë.
Pak ditë më parë ishin sërish shikuesit ata që zbuluan një tjetër skandal. Ata kuptuan se banorët komunikojnë me produksionin në dhomën e rrëfimit, por këto natyrisht janë pamje që nuk i sheh askush. Disa ndjekës edhe më të vëmendshëm kanë vënë re se kur dalin nga dhoma e rrëfimit, banorët pëshpëritin ose flasin me kode.
Ky detaj u vu re sidomos nga një video që vetë Big Brother e ka publikuar në rrjetet sociale, ku shihet Monika që i bën shenja Ilirit dhe i thotë:
‘Gjërat bëhen edhe pa folur. Ka forma të ndryshme për t’u bërë’. Menjëherë pasi kanë parë këtë, ndjekësit kanë shpërthyer në komente.
‘Na e shpifët me kode dhe mbrëmë për dhomën e rrëfimit i nxorët të gjitha që flisni me produksionin. S’na shpëton gjë. Luani pisët shumë’, shkruante një ndjekës.
/Priza.al/