Nëse ajo do të dilte menjëherë rrëmbimthi mbi sipërfaqen e detit do t’u dukej pa diskutim si përbindësh apokaliptik dhe do t’u kallte datën.
Po ashtu po ta shikonit nga barka juaj teksa lundroni në det, nuk do ta besonit se një makineri aq e madhe dhe gjigante mund të futet deri në thellësitë më të errëta të deteve.
E pra, ajo është pa diskutim më e madhja në llojin e saj dhe më e sofistikuara, ndërkohë që ka vetëm dy vite që ka hyrë në shërbim… pra është fringo e re.
E kemi fjalën për “Akula-n” bërthamore e të klasit “SSBN ‘Dmitriy Donskoy’” (Typhoon) e pajisur me armë konvencionale në bord, silura dhe raketa interkontinentale luftarake të klasit “Kirov class ‘Peteri i Madh’”.
Kjo super-armë atomike ruse është prodhimi më i fundit dhe më i sofistikuar i inxhinierisë navale ushtarake ruse, e cila ka sfiduar të gjitha parashikimet dhe përllogaritjet.
Më 25 qershor 2021, Rusia e nisi këtë super-nëndetëse, më të madhen e llojit të saj, nga baza e saj, në misionin e parë sekret mes tensioneve me SHBA-të dhe Britaninë.
Ky do të ishte misioni i parë detar i nëndetëses që njihet me emrin luftarak “Belgorod”, pas lëshimit të saj në përdorim më 2019-ën.
Sipas Ministrisë Ruse të Mbrojtjes, të gjitha provat detare dhe testimet e kësaj nëndetëseje kanë përfunduar me sukses. “Belgorodi” është një superarmë 604 metra e gjatë, nëndetësja më e madhe në botë që është ndërtuar në 30 vitet e fundit.
Armatimi, autonomia e saj e lëvizjes, pulti i komandimit, apo sasia e armatimit janë ende një sekret ushtarak. Po ashtu edhe teknikat apo pajisjet që e bëjnë atë të pa kapshme nga asnjë lloj hidrolokatori, sonari apo radari, janë një tjetër sekret duke bërë që marina Ruse ta mbajë me fanatizëm atë si armën më të “vyer”.
/Priza.al/