FOTO/ Bombarduesit atomik rus i aktivizohen aksidentalisht katapultat gjatë ngritjes, humbin jetën 3 pilotë

Një tragjedi ka goditur sot Aviacionin Ushtarak rus. Tre anëtarë të ekuipazhit të një bombarduesi strategjik rus, humbën jetën aksidentalisht kur lëshueset e sedileve të tyre që përdoren për hedhjen me katapultë (në rast goditje të avionit), u aktivizuan aksidentalisht teksa avioni po përgatitej të ngrihej nga pista.

Incidenti ndodhi para fluturimit stërvitor të bombarduesit supersonik të rangut të largët “Tu-22M3” në pistën ajrore ushtarake të Shaykovka-s.

Ministria ruse e mbrojtjes konfirmoi ngjarjen e rëndë, duke thënë se, pilotët ishin lëshuar aksidentalisht në ajër, në një lartësi të pamjaftueshme për të hapur parashutat. Tre pilotët kishin goditur tokën duke pësuar plagë vdekjeprurëse nga përplasja.

Avioni nuk ishte i pajisur me armatime bërthamore në kohën e incidentit në pistën ajrore, rreth 300 km në Jugperëndim të Moskës.

Vadim Beloslyudtsev, komandanti i forcës së bombarduesve “Tu-22M3”, u konfirmua mes të vrarëve.

Dy pilotët e tjerë, të emëruar si Major Sultanov dhe instruktori i fluturimit Podsoblyaev, gjithashtu u konfirmuan të vrarë në incident.

I vetmi i mbijetuar ishte pilotuesi i avionit që kishte lidhur sedilen e tij para lëshimit të paqëllimshëm.

Vdekja e Beloslyudtsev konsiderohet si një goditje e rëndë për forcat e armatosura ruse. Oficeri i lartë 48-vjeçar kishte 540 orë fluturimi eksperiencë me flotën e “Tupolev-ëve” para se të promovohej si komandant.

Minsitria ruse e mbrojtjes tha: “Gjatë përgatitjeve për fluturimin e Tu-22M3 sistemi lëshimit pësoi avari në pistën ajrore të rajonit të Kaluga-s. Prej lartësisë së pamjaftueshme për të dislokuar parashutat, tre anëtar të ekuipazhit pësuan plagë të rënda pas rënies në tokë”.

Një grup hetimi është dërguar në Kaluga, për të hetuar tragjedinë e bombarduesit bërthamor.

Edhe tre vjet më parë një “Tu-22M3”, shpërtheu në flakë dhe u nda në dy pjesë teksa tentonte një ulje emergjence në rajonin Arktik.

Bombarduesi bërthamor strategjik “Tupolev”, është në shërbim që prej epokës sovjetike të Luftës së Ftohtë. Ai ka një ekuipazh prej katër vetësh dhe mund të godasë objektiva deri në 4350 milje larg bazës.

Photos: Tupolev Tu-22M3 Aircraft Pictures | Aircraft, Aviation, Russian military aircraft

All Tupolev-22M3 grounded till end of probe into Tuesday's crash near - Emergencies - TASS

The plane was not believed to have been loaded with nuclear weapons at the time of the incident at the Shaykokva military airfield, which lies some 200 miles southwest of Moscow

/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *