FOTO/Bora Zemani dhe Donald Veshaj i japin fund lidhjes 3 vjeçare

Tashmë është e konfirmuar se Bora Zemani është ndarë nga Donald Veshaj. Pas shumë zërave që flisnin për ndarje, çdo gjë është zyrtarizuar. ‘Panorama’ shkruan se xhelozia është bërë shkak që ata t’i japin fund bashkëjetesës disa mujore në Tiranë, dhe ka qenë Donaldi ai që ka marrë valixhet dhe është larguar nga shtëpia ku jetonin.

Ende nuk dimë nëse ka qënë vendim përfundimtar, pasi ata të dy janë ndarë e ribashkuar shpesh herë. Çifti që e zyrtarizoi historinë e tyre, pas karantinës ka pasur disa mosmarrëveshje që i ka çuar në këtë vendim, njohje që filloi gjatë programit “Treshat”.

Sipas miqve të tyre, vështirë të thuhet se këtë herë bëhet fjalë për një zënkë të momentit, pasi edhe kur kanë pasur situata të tilla më parë, ata nuk i kanë fshirë gjurmët e lidhjes së tyre dhe janë rikthyer shpejt te njëri-tjetri.

Kanë kaluar gati tre vjet që kur moderatorja Bora Zemani filloi të shoqërohej me një nga vëllezërit binjakë të spektaklit të humorit “Al Pazar”, Donald Veshaj. Vëllai misterioz dhe i diplomuar për pikturë i Romeo Veshajt, nuk e fshihte lidhjen me Borën, të cilën e kishte edhe kolege në projektin televiziv “Treshat”, pjesë e të cilit ishte edhe Romeo. Na mbetet veçse të presim, pasi mund të kemi surpriza nga të dy.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *