FOTO/ Brenda apartamentit luksoz të Londrës, ku jeton Beyonce dhe Jay-Z. Ja sa paguajnë për një javë…

Artistja me famë botërore, Beyonce dhe bashkëshorti i saj, Jay-Z, qëndruan në “Royal Penthouse” në Hotelin superluksoz 5H “Corinthian” në Londër.

Sipas britanikes “The Sun”, apartamenti 5000 metra katrorë ku ata qëndruan, ka një pamje të mrekullueshme të qytetit nga tarraca, një punonjës privat, SPA dhe akses në një nga koleksionet më të mira të verës në botë.

“Suita është padyshim më e mira në Londër. Çdo gjë rreth saj ‘ulërin’ luks, nga banja prej mermeri tek shkallët spirale deri në çati me një llambadar gjigant. Është i përshtatshëm për një mbretëreshë”,- tha dikush nga stafi.

Hoteli është i preferuar nga disa personazhe të famshëm, por suita mbretërore është e shkëputur nga të tjerët, madje ka ashensorin e vet për të shmangur përzierjen me pjesën tjetër të mysafirëve.

“Udhëtimi i tyre do të kushtojë rreth 1.000.000 paund për më pak se një javë”,- sipas të dhënave.

/Burimi: The Sun/Përshtati: Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *