Aktivistja britanike, Jasmine Hartin është aktualisht duke vuajtur dënimin në një burg në Belize. Ajo akuzohet për vrasjen e policit Henry Jemmot. Burgu famëkeq ku ndodhet ajo, thuhet se është i mbushur me akrepa, me anëtarë të bandave rivale që kanë beteja të përgjakshme brenda në burg, ndërsa të burgosurit ushqehen me koka derrash.
Por ky burg nuk është më i ashpri në botë. Më poshtë po ju listojmë disa nga burgjet më famëkeqe.
Burgu Sabaneta, Venenzuelë
Ky burg ka nivelet më të larta të vrasjeve në botë, prandaj nuk është habi që ai pozicionohet në këtë listë. Ai është i mbipopulluar. Strehon 3700 persona, ndërkohë që ka një hapësirë të përshtatshme vetëm për 700. Raporti i të burgosurve me rojet është 150:1. Për këtë arsye, burgu drejtohet nga vetë të burgosurit.
Mësohet se ata pinë ujë nga tubat e gërryer të banjove. Lufta midis bandave rivale çoi në prerjen e kokave dhe copëtimin e disa të burgosurve. Në vitin 1994 aty shpërtheu një trazirë, ku mbetën të vdekur 150 të burgosur. Diktatori famëkeq i Venezuelës, Hugo Chavez e quajti dikur Sabaneta-n “portën hyrëse për në rrethin e pestë të ferrit”.
Burgu Tacumbu, Paraguai
Aty ndodhen disa nga kriminelët më të rrezikshëm të Amerikës së Jugut. Rreth 3000 të burgosur janë mbyllur në këtë burg, i cili supozohet të mbante vetëm 1,500. Trazirat janë diçka e zakonshme në këtë burg, dhe disa prej të burgosurve flenë në dysheme për shkak të hapësirës së ngushtë.
Kushtet janë aq të këqija sa disa të burgosur kanë bërë kërkesë për tu zhvendosur në burgje të tjera, ndërsa disa kanë nisur dhe grevë urie. Por, kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh. Ish-drejtori i këtij burgu, Jorge Fernández ka deklaruar se shumë të burgosur përdorin fëmijë që i vizitojnë për të kontrabanduar drogën brenda burgut.
Burgu Bang Kwang, Bankok, Tajlandë
Të burgosurve u shërbehet vetëm një vakt në ditë, një racion supë dhe oriz. Aty janë 8000 të burgosur që presin dënimin me vdekje, dhe secili prej tyre i ka këmbët e lidhura me pranga. Bang Kwang është i mbushur me dhunë dhe me minj. Shumica e të burgosurve janë të kequshqyer dhe të sëmurë për shkak të mungesës së ujit të rrjedhshëm dhe sistemit të tmerrshëm të ujërave të zeza.
Burgu i ishullit Petak, Rusi
Ky burg është i rrethuar nga ujërat e ngrirë të Liqenit të Bardhë. Ai ndodhet në qytetin e largët të Vologda të Rusisë, dhe të burgosurve iu lejohen vetëm dy vizitorë në vit. Nuk ka tualete dhe të burgosurit shpenzojnë 22 orë e gjysmë në ditë brenda një qelie të ngushtë.
Burgu Porto Velho, Brazil
Brazili është i njohur për burgjet e tij të dhunshëm dhe Porto Velho konsiderohet si më i dhunshmi. Ai është i njohur për dhunën e tij barbare. Një nga trazirat ndodhi në vitin 2002 , ku 40 të burgosur u vranë. Në vitin 2016 tetë persona u vranë në një përplasje mes bandave të burgut.
Danli Prison, Honduras
Burgu Danli është një institucion i mbushur me dhunë. Konsiderohet aq i rrezikshëm, saqë të burgosurit lejohen të ndryshojnë rregullat aty brenda, pasi rojet e burgut nuk duan të ngatërrohen me ta. Të burgosurit ushqehen me minj.
Përshtati:Priza.al/Burimi:DailyStar