Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, ka blerë së fundmi shtëpinë përrallore. Ajo ka investuar 13.8 milionë dollar për një pallat në Beverly Hills, Kaliforni. Në të njëjtën lagje banon dhe bashkëpunëtori i saj, Sir Paul McCartney, si dhe artistja Madonna.
Shtëpia është ndërtuar fillimisht në vitin 1930, që më parë ishte në pronësi të Mary Sheldon, vajzës së krijuesit të “Dream of Jeanie”, Sidney Sheldon. Në vitin 2016, Sheldon i shiti shtëpinë sipërmarrësit dhe investitorit Daniel Starr për 4.3 milionë dollarë.
Rezidenca prej 7,600 metrash katrorë ka një skulpturë gjigante demi të zi, një oborr të mahnitshëm, tarracë, pishinë dhe gjithçka tjetër. Rihanna ka të paktën katër shtëpi të tjera shumëmilionëshe, duke përfshirë një në Hollywood Hills, një në Barbados dhe një në Los Angeles.