Në shtëpinë e aktorit të njohur, Johnny Depp, ka patur një tentativë për vjedhje. Vila me vlerë 19 milionë dollarë është e pozicionuar në Hollywood Hills. Aty ka hyrë një i pastrehë i cili bëri një dush e më pas piu një kafe në shtëpinë luksoze të Depp.
Aktori 57-vjeçar mësohet se nuk ka qenë në shtëpi, kur burri i pastrehë ishte rehatuar aty. TMZ në anën tjetër ka raportuar se policia e ka dëbuar, pasi refuzonte që të dilte jashtë rezidencës.
Po ashtu, na janar të këtij viti, një grua kishte shkuar në po të njëjtin vend, por që nuk u kap nga sigurimi i shtëpisë.