Kanë disa vite që përshkojnë brigjet e rivierës shqiptare të Jonit, por edhe plazhet e bukura të Veriut të Greqisë. Familja e Thomas Zehe, një shtetasi gjerman është e dashuruar me brigjet e dy vendeve mesdhetare, madje edhe në dimër.
Ata nisen prej Gjermanisë çdo vit në udhëtime me kamionin e tyre “MAN” të përshtatur në një auto-rulot që e kanë quajtur “EXPERIENCE” (eksperienca) dhe gjithmonë frymën e mbajnë në vendet e ngrohta dhe me diell të Mesdheut.
Një vend që e kanë aq shumë për zemër është Greqia, ku këtë vit kanë ngritur kampingun e tyre në plazhet e bukura por të shkreta të Lefkada-s (Itaka), në Greqi.
Por kjo familje aventuriere që di të shijojë brigjet e ngrohta dhe plot diell të Mesdheut edhe në dimër, ka kaluar edhe në Shqipëri. Thomas bashkë me gruan e tij dhe dy vajzat e vogla, dinë të marrin edhe në kohën më të ftohtë më të mirën e brigjeve të Ballkanit.
I gjithë vendi ynë ka qenë mahnitës kur është zbuluar nga familja gjermane që e ka përshkuar me kamionin e tyre shtëpi.
Ata janë ndalur edhe në rivierën e Jugut, ku plazhet e Vlorës, Dhërmiut, Himarës dhe Borshit u janë dukur ndër më të bukurat e botës.
“Priza.al” sjell sot një fotogaleri të kohëve të fundit nga kjo familje shëtitëse, ku ata përshkruajnë peizazhet fantastike të plazheve të Greqisë.
/Priza.al/