Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se ka nisur sot procesi i dezinsektimit të zonave turistike në qytetin e Vlorës dhe Sarandës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministrja shkruan se më pas y proces do të shtrihet në të gjitha zonat e identifikuara nga ekspertët e shëndetit publik për një sezon të sigurt turistik.
“Në Vlorë dhe Sarandë ka nisur procesi i dezinsektimit të zonave turistike, për t’u shtrirë në ditët në vijim në të gjithë zonat e identifikuara nga ekspertët e shëndetit publik, për një sezon turistik të sigurt”, shkruan ministrja.