FOTO/ Çfarë po ndodh me arinjtë e zinj në SHBA? Virusi i rrallë i kthehen në ‘zombi miqësorë’ me njerëzit  

Jetojmë në një kohë të çuditshme ku jo vetëm njerëzit por edhe kafshët po preken nga viruse të cilat po krijojnë sjellje nga më të pashpjegueshmet. Një virus misterioz që po infekton arinjtë e zinj në Kaliforni dhe Nevada të SHBA-ve, i bën kafshët të sillen në një mënyrë çuditërisht shumë miqësore ndaj njerëzve.

Në një rast, një këlysh ariu i lezetshëm u ngjit pa frikë në bordin e një vendpushimi në “Northstar” pranë liqenit “Tahoe”, duke shfaqur një reagim që një kafshë e egër nuk do të tregonte natyrshëm rreth njerëzve.

Sipas “DailyStar”, gjendja e çuditshme, për të cilën veterinerët besojnë se, është një lloj encefaliti viral, në fund të fundit fatal. Gjendja, ende e paemëruar, ka bërë krahasime me “virusin zombie” që shkakton sjellje çuditërisht agresive dhe të pakoordinuar te dreri.

Por studiuesit në SHBA thonë së fundmi se, sëmundja ende e paemëruar bën që kafshët të humbasin çdo frikë nga njerëzit, duke u sjellë në mënyrë miqësore të ngjashme me atë të qenve.

Por sëmundja nuk ishte parë ndonjëherë te arinjtë, tha drejtoria e Peshkimit dhe Botës së Egër të Kalifornisë.

Në shkurt disa zyrtarë të agjencisë u thirrën në “El Dorado”, Kaliforni ku gjetën një ari tepër të ri për të qëndruar vetëm, që shfaqte sjellje të ngjashme me të qenit.

Kafsha ishte tërësisht e relaksuar pranë njerëzve, madje mori një mollë nga toka dhe e hante para grupit të banorëve që rrinin në kopsht.

Shkaku i gjendjes është ende i panjohur. Analizat e arinjve kanë treguar se ata mbajnë rregullisht në trup 7-8 viruse të panjohura nga shkenca, por nuk dihet se cili prej tyre mund të shkaktojë encefalitin.

Encefalitis, është një inflamacion i indeve të trurit që mund të shkaktohet nga agjentë infektues si bakterie apo kërpudha.

Specialisti i botës së egër Brandon Munk tha se normalisht agjencia i merr kafshët për t’i trajtuar, por në këtë pikë të hershme të rrezikut të viruseve të panjohura, është tepër e rrezikshme: “Në këtë pikë ne ende nuk e dimë çfarë e shkakton encefalitin, dhe as rreziqet që mund të bartin këto kafshë”.

Ata thanë se nuk është e qartë nëse gjendja ka lidhje me sëmundjen e “drerëve zombi”.

/Burimi: DailyStar/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *