Kohët e fundit kanë qarkulluar zërat se Orinda Huta dhe Turjan Hyso janë në pritje të ëmbël. Disa ditë më parë, Orinda publikoi një video, në të cilën shihej e veshur me një fustan të gjerë, ku binet në sy barku i rrumbullakosur.
Videoja u shpërnda me shpejtësi dhe Orinda e fshiu atë pak pasi e kishte publikuar. Por sot, çifti i ka dhënë fund dyshimeve njëherë e mirë dhe kanë konfirmuar lajmet e pritjes së ëmbël.
Çifti ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale foto ku konfirmojnë pritjen e ëmbël, teksa Orinda shkruan:
“.. duke pritur mrekulline qe Zoti zgjodhi te na bekoje… #faleminderitzot #zotieshteimire #summerbaby ”