Me muret të shkatërruara, lagështirë dhe tulla të copëtuara, shumë njerëz janë habitur nga transformimi që ky çift i kanë bërë shtëpisë së tyre. Kur e gjetën këtë godinë në gjendje të shkatërruar, ata panë një potencial të madh dhe vendosën ta ndryshonin atë plotësisht. Në dhjetor të vitit 2018, Kievah dhe Jim blenë pronën mbi të cilën nuk ishte vënë dorë për 40 vite.
“Kur e blemë këtë pronë, ajo kishte nevojë drastike për rinovim. Nuk ishte as në gjendje të banueshme, kështu që na u desh t’i futeshim punës menjëherë”, tha e zonja e shtëpisë.
Rinovimi i banesës zgjati 4 muaj, dhe çifti është shumë i lumtur me ndryshimin e bërë. Pjesën më të madhe të transformimit ata e bënë vetë, në mënyrë që të kursenin dhe para.
Përshtati:Priza.al/Burimi: The Sun
https://www.thesun.co.uk/fabulous/14360145/couple-transform-total-wreck-home-40-years-four-months/