Femrat i pyesin shpesh meshkujt e tyre lidhur me ngjyrën dhe modelin e thonjve. Kjo ka një domethënie, ndaj duhet të thoni një nga ngjyrat që janë më poshtë. Një studim i kryer nga ‘Bright Side’, tregon se pas secilës ngjyrë që femrat zgjedhin për thonjtë, ka një simbolikë. Femrat kanë një ngjyrë të preferuar per thonjtë që i përshtatet personalitetit ose humorit të tyre.
E kuqe:
Thonjtë e kuq tregojnë se jeni të apasionuar. Ju mund të jeni pak agresiv dhe emocional. E kuqja është një ngjyrë e guximshme, që tregon se ju keni besim te vetja dhe jeni tip dominues.
Rozë:
Ngjyra e thonjve rozë jep një stil femëror që mund të jetë pjesë e një qëndrimi të lehtë, argëtues. Nëse zgjidhet kjo ngjyrë, atëherë jeni intuitive dhe nuk ju intereson përshtatja me normat shoqërore.
Portokalli:
E guximshme dhe impulsive mund të jenë dy cilësitë e para që ju përshkruajnë nëse keni thonj portokalli. Kjo ngjyrë është plot ngrohtësi e energji, dhe shpesh shoqërohet me entuziazëm dhe kreativitet.
Vjollcë:
Nëse ju pëlqen vjollca në thonjtë tuaj, kjo mund të tregojë anën tuaj imagjinare dhe krijuese. Vjollca simbolizon mbretërinë dhe fisnikërinë, së bashku me besimin dhe individualitetin.
Blu:
Bluja mund të shoqërohet me qetësi dhe paqe, por kur flasim për manikyrin e thonjve, atëherë është një histori tjetër. Ajo tregon dëshirën tuaj për të provuar gjëra të reja.
E zezë:
Të kesh thonj të zinj të bën rebele. Nëse ju pëlqen të keni thonj të zinj, ju jeni një person krijues dhe serioz, por gjithashtu mund të jeni dhe guximtarë.
Neoni:
Këto thonj tregojnë vëmendje. Me këtë ngjyrë, ju jeni të patrembur dhe energjikë. Ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes dhe jeni tipa të shoqërueshëm.