Një ‘flamë’ e keqe ka kapluar turizmin shqiptar, pasi çmimet sa vijnë e rriten.
Turistët këtë vit janë më të paktë dhe ndërkohë vete shqiptarët kanë vendosur t’i kalojnë pushimet jashtë. Çmimet e shezlongeve kanë kapur stratosferën, nisur nga Gjiri i Lalëzit e deri tek Pema e Thatë në Ksamil. Skaji më jugor i vendit ka sjellë çmime më të kripura se uji i detit për pushuesit, pasi një gazebo dysh ka paguar 5000 Lekë të reja, ndërsa një ditë më parë 3000 Lekë të reja.
Por ky nuk është i vetmi rast një shishe ujë në Dhërmi kushton 500 lekë të reja.
Por, teksa pritet që turizmi të kthehet drejt normalitetit dhe të kemi një rritje të numrit të vizitorëve në vend, detyra më e madhe iu takon institucioneve për të marrë masat e nevojshme në funksion të mbarëvajtjes së sezonit. Abuzimet që po bëhen me çmimet me sa duket do të ulin ritmin e turistëve, çka do të bëjë që ata t’i drejtohen një vendi tjetër.