Një ‘flamë’ e keqe ka kapluar turizmin shqiptar, pasi çmimet sa vijnë e rriten.
Turistët këtë vit janë më të paktë dhe ndërkohë vete shqiptarët kanë vendosur t’i kalojnë pushimet jashtë. Çmimet e shezlongeve kanë kapur stratosferën, nisur nga Gjiri i Lalëzit e deri tek Pema e Thatë në Ksamil. Skaji më jugor i vendit ka sjellë çmime më të kripura se uji i detit për pushuesit.
Një pushues ka raportuar se fundmi për mediat se për një gazebo dysh ka paguar 5000 Lekë të reja, ndërsa një ditë më parë 3000 Lekë të reja.