Foto/ Dalin pamjet nga operacionet për SHISH, pjesë e vëzhgimeve dhe Gledis Nano

Hakerat iranianë kanë publikuar video të cilat pretendojnë se janë marrë nga vëzhgimet dhe operacionet e Shërbimit informativ Kombëtar.

Në pamjet e publikuara, shihet se ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano ka zhvilluar një operacion për të rënë në gjurmët e një spiuni që punonte në ambasadën kineze. Kujtojmë se në këtë periudhë, Nano ishte drejtori Anti-Terrori.

Në këto pamjet, dërgohet teksa Nano bashkë me një tjetër shkon para dy personave dhe i thotë: Përshëndetje jemi njësia hetimore e Policisë së Shtetit. Unë jam drejtori.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që hakerrat iranianë kanë publikuar të dhëna lidhur me vendin tonë, ku vetëm disa ditë më parë kanë publikuar emrat e rreth 600 punonjësve të SHISH, përfshirë e-mailet zyrtare të tyre dhe numrat e disa prej punonjësve.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *