Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson është martuar me të fejuarën Carrie Symonds në një ceremoni sekrete në Katedralen Westminster në Londër. Ceromonia u zhvillua të shtunën pasdite, tha një zëdhënës i Downing Street.
Zëdhënësi shtoi se çifti do të bëjë një festë për familjen dhe miqtë verën e ardhshme. Dasma e fshehtë u zhvillua vetëm disa ditë pasi Johnson dhe Symonds kishin shpërndarë ftesa për dasmën e tyre në Korrik të 2022.
Sipas mediave britanike, as anëtaret më të lartë të stafit të Downing Street nuk ishin në dijeni të planit të dasmës. Ndërkohë që zyra e kryeministrit britanik ka refuzuar të komentojë në lidhje me dasmën. Të pranishëm në dasmë ishin babai i Johnson dhe disa vëllezër e motra të tij dhe në mbrëmje ata së bashku me disa muzikantë u panë të largohen nga Downing street.
Më 29 Prill, 2020, Johnson dhe Symonds u bënë prindër për herë të parë. Johnson, 56 vjeç, ka katër fëmijë nga martesa e tij e dytë me Marina Wheeler. Symonds, 33 vjeç, ka një një karrierë të suksesshme politike, duke qenë pjesë e ekipit të fushatës që ndihmoi që Johnson të rizgjidhej si kryetar i Bashkisë së Londrës në 2012.
Në moshën 29 vjeç, Symonds u bë drejtoresha më e re në Partinë Konservatore. Sipas analistëve ajo ishte një pikë thelbësore në imazhin e Johnson gjatë fushatës.
/Marrë nga Daily Mail: Përshtati Priza.al/