FOTO/ Del dielli, Vjosa rikthehet në shtratin e saj. Ja pamjet që nuk u panë nga përmbytjet e dy ditëve të fundit në Fier e Vlorë  

Niveli i lumit Vjosa ka rënë këtë mëngjes, por dhjetëra hektarë tokë bujqësore, shtëpi, stalla dhe ekonomi fermerë kanë mbetur ende nën ujë.

Sot situata paraqitet më e qetë. Uji është larguar nga banesat, duke lënë pas baltë dhe llum. Gjatë natës, banorët kanë qëndruar te familjarët e tyre. Ata apelojnë për ndihmë, ndërkohë që thonë se, dëmet janë të shumta, uji u ka shkatërruar pajisjet elektroshtëpiake.

“Unë bëj thirrje kush të më ndihmojë, kush e dëgjon, qeveria tek ajo mbështetemi, edhe bizneset të na ndihmojnë.

Emergjencat kanë qenë, kur erdhi uji nuk futej këmbë robi. Shyqyr që doli dielli që të ngrohemi, por çfarë do të bëjmë natën.

Fëmijët i kemi të larguar, gjithsekush punon për vete, nuk di çfarë të bëj gruan e kam me problem shëndetësore”,- thotë një banor.

Në rrugën nacionale Levan-Mifol, që dje ishte e pakalueshme, sot qarkullohet lirshëm.

“Përmirësimi i motit ka sjellë ulje të prurjeve në lumin Vjosa, i cili dje përmbyti 17 banesa ndërsa aktualisht niveli është 6.6 metra, por që nuk paraqet rrezikshmëri.

Në orët në vijim pritet ende një përmirësim i ndjeshëm i situatës. Edhe situata në qytetin e Vlorës është normalizuar. Trafiku detar i është kthyer normaliteti dhe trageti ka ardhur në orar.

Ndërkohë ka nisur të bëhet bilanci i dëmeve të shkaktuara dje nga përmbytjet në fshatin Novoselë, Fitore dhe zona të tjera. Fatmirësisht nuk është përsëritur situata e vitit 2015 ku u përmbytën mbi 200 shtëpi”,- raportojnë mediat.

Ndërkohë që dhe në fshatrat e Fierit, situata sot duket e qetë dhe banorët e evakuuar janë rikthyer në banesa.

May be an image of 4 people, people standing, body of water and text that says "JAdZM FIER OPPO A9 2020 ©Ardian Koci"

Në terren po monitorohet situata dhe po bëhet bilanci i dëmeve. “Ferrasi është një nga zonat më të goditura nga përmbytjet e Vjosës. Sipërfaqe të tëra toke ndodhen ende nën pushtetin e ujit.

Aktualisht niveli i Vjosës është ulur në mënyrë të konsiderueshme, gjë që ka sjellë dhe rënien e nivelit në kanalet kulluese.

May be an image of 3 people, people standing and body of water

Burime nga Shtabi i Emergjencave bëjnë me dije se dhe familjet e evakuara një ditë më parë janë kthyer në banesat e tyre.

Në terren janë përfaqësues dhe punonjës të pushtetit lokal që po shohin nga afër situatën. Ndërkohë është paralajmëruar dhe një vizitë e kryeministrit Edi Rama gjatë ditës së sotme në zonat e prekura nga përmbytjet”,- raportuan mediat.

May be an image of 1 person

May be an image of 3 people, people standing and body of water

May be an image of 2 people, people standing and outdoors

May be an image of 2 people and outdoors

May be an image of 3 people, child and people standing

May be an image of 5 people, people standing and lake

May be an image of body of water and road

May be an image of 3 people, people standing and body of water

May be an image of 3 people and body of water

/Foto: REUTERS & Ardian Koçi/Përgatiti: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *