Foto/ Del në gjyq ushtari i parë rus për krime lufte në Ukrainë

Një ushtar rus do të dalë këtë të premte në gjyq për vrasjen e dyshuar të një civili ukrainas të paarmatosur. Ky është rasti i parë i krimit të luftës që shkon në gjykatë që nga fillimi i pushtimit rus.

Vadim Shysimarin, pritet të dënohet me burgim të përjetshëm sipas dënimeve të përcaktuara në seksionin e kodit penal të Ukrainës që trajton ligjet dhe zakonet e luftës.

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës Iryna Venediktova ka pohuar se po shqyrton më shumë se 10,700 krime  lufte që përfshijnë më shumë se 600 të dyshuar, duke përfshirë ushtarë rusë dhe zyrtarë qeveritarë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *