Foto/ Demonstratat anembanë botës solidarizohen me Palestinën

Demonstrata të mëdha janë mbajtur në qytetet anembanë botës, duke kërkuar fundin e sulmeve ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës. Protestuesit nga shtete të ndryshme, Amerikë, Francë, Gjermani, Katar etj., kanë valëvitur flamujt e Palestinës dhe kanë ngritur zërin e tyre duke bërtitur “rroftë Intifada”.

“Intifada” e përkthyer fjalë për fjalë nga gjuha arabe do të thotë “kryengritje”, por në kuptimin e saj më të gjërë nënkupton kryengritjen e arabëve të Palestinës kundër fuqive pushtuese. Disa njerëz mbanin gjithashtu pankarta që shkruanin “Palestina e Lirë”, “Jo në emrin tim” dhe “Solidaritet me Palestinën”.
Përshkallëzimet e konfliktit midis Izraelit dhe Palestinës kanë hyrë sot në ditën e 7-të, duke vrarë të paktën 26 palestinezë dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Marshimet e solidaritetit në të gjithë botën përkuan me Ditën e Nakba, ditën në të cilën palestinezët në të gjithë botën përkujtojnë zhvendosjen e qindra mijëra palestinezëve nga vendi tyre, për shkak të themelimit të shtetit të Izraelit në 1948. Nakba në arabisht do të thotë “katastrofë”.

Foto 1.  Një grua merr pjesë në një protestë në mbështetje të palestinezëve në Madrid, Spanjë, ditën e Shtunë.

A woman participates in a protest in support of Palestinians in Madrid, Spain, on Saturday. [Juan Medina/Reuters]

Foto 2. Në Doha, Katar, mijëra protestues u mblodhën në Xhaminë Imam Muhammad bin Abdul Ëahhab, duke tundur flamuj dhe duke u solidarizuar me popullin e Palestinës.

In Doha, Qatar, thousands gathered at Imam Muhammad bin Abdul Wahhab Mosque waving flags and displaying solidarity with the people of Palestine. [Showkat Shafi/Al Jazeera]

Foto 3. Njerëzit marshojnë në një demonstrim solidariteti përmes qendrës së Shtutgartit, Gjermani.

People march in a demonstration of solidarity through downtown Stuttgart, Germany. [Christoph Schmidt/dpa]

Foto 4. Demonstruesit irakianë në Bagdad valëvitin flamujt palestinezë gjatë një proteste, për të shprehur solidaritetin me popullin Palestinez që përballet me sulme vdekjeprurëse.

Iraqi demonstrators in Baghdad wave Palestinian flags during a protest to express solidarity with the Palestinian people facing deadly attacks. [Thaier al-Sudani/Reuters]

Foto 5.  Në Shtetet e Bashkuara, mijëra aktivistë u mblodhën në Neë York City në mbështetje të Palestinezëve.

In the United States, thousands of activists converged in New York City to rally in support of Palestinians bearing the brunt of the violence on the day Israeli air attacks levelled several buildings in the Gaza Strip. [Kevin Hagen/AP Photo]

Foto 6. Afrika e Jugut demonstron kundër sulmeve izraelite ndaj palestinezëve në Gaza jashtë Parlamentit në Cape Toën.

South Africans demonstrate against Israeli attacks on Palestinians in Gaza outside Parliament in Cape Town. [Nardus Engelbrecht/AP Photo]

Foto 7. Gratë ngrenë zërin e tyre për të shprehur solidaritetin me popullin palestinez gjatë një demonstrate në Ankara, Turqi.

Women shout slogans to express solidarity with Palestinian people during a demonstration against Israel in Ankara, Turkey. [Cagla Gurdogan/Reuters]

Foto 8. Përkrahësit e Palestinës gjatë një protestë në Bruksel, Belgjikë.

Palestine supporters take part in a protest in Brussels, Belgium. [Johanna Geron/Reuters]

Foto 9. Demonstruesit shprehin solidaritet me popullin palestinez në fshatin Adaisseh, afër kufirit libaneze-izraelit, Libani Jugor.

Demonstrators express solidarity with the Palestinian people in Adaisseh village near the Lebanese-Israeli border, southern Lebanon. [Aziz Taher/Reuters]

Foto 10. Në Paris, Francë protestuesit tregojnë mbështetjen e tyre për palestinezët.

People demonstrate their support for the Palestinians in Paris, France. [Benoit Tessier/Reuters]

Përshtati:Priza.al/Burimi:AlJazeera

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *