Prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj prej orësh është në seancën gjyqësorë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për t’u mbrojtur pasi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkoi ankimin e vendimit të KPK, që e konfirmoi prokuroren në detyrë.
Gjatë mbrojtjes që ajo bëri mësohet se ka denoncuar një skandal që e bën më shumë se qesharak apelimin ndaj saj, por edhe implikoi vëzhguesin e ONM-së, Theo Jacobs.
Sipas Elizabeta Imerajt, Theo Jacobs në argumentimet e tij edhe në një denoncim në SPAK ka përdorur si provë e-mail-in e një gruaje, e cila i shkruante Theo Jacobsit mbi disa ryshfete të supozuara të prokurores Imeraj. Denoncuesja E.F ka ngritur pretendime ndaj Imerajt.
Por në fakt bëhet fjalë për një grua e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. E.F ka punuar më parë në Ministrinë e Mbrojtjes por është larguar për shkak të shfaqjes së këtyre problemeve. Që prej asaj kohe ajo i është përkushtuar denoncimeve pa fund në rrjete sociale.
Vitet e fundit ajo ka qenë denoncuese në vazhdimësi e qindra personazheve publikë në vend, mediave etj etj. Por fjalori dhe akuzat e saj janë më së shumti halucinacione.
Ambasadorët, artistët apo edhe politikanë të huaj si presidenti i Kinës Xi Jiping, krijuesi i Facebook, Zuckeberg, etj nuk i kanë shpëtuar akuzave të saj të gjata.
Në një prej denoncimeve të saj thotë se ka gjetur origjinën e virusit coronavirus.
“Jua them unë. Koronavirusi është eksperimentuar te mua në vitin 2019 kur Saimir Tahiri u mor i pandehur dhe buçe Valdrin Pjetri agjent i iranianëve u shkarkua nga drejtor i përgjithshëm i hipotekave. Pra është virus i krijuar në laboratorët e Kinës dhe më zgjodhën mua për të eksperimentuar dhe unë do denoncoj Xi Jiping dhe shtetin kinez për dëmin e shkaktuar dhe metodat e tyre eksperimentale me vaksina ndaj meje dhe çdo shtet që është përfshirë në këto eksperimente.
Unë jam qenie njerëzore dhe jo kavia juaj perverse. Unë jam kundër vaksinave dhe kjo ndodhi dy ditë pas ditëlindjes së Ilir Metës i cili është agjent i kinezëve”, thotë ajo.