Ish-kryeministri Sali Berisa, lideri historik i PD-së, ka hyrë sot në Kuvend si deputet i pavarur, por kjo vetëm me status politik, pasi që ai është ende një lider i demokratëve këtë e ka treguar mbështetja e madhe që ka shpërthyer ndaj tij.
Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar dje nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, deri në sqarimin e pozicionit të tij në lidhje me vendimin e SHBA-ve për shpallje non-grata.
Berisha që në hyrje të Kuvendit u prit me eufori nga mbështetësit e tij, ndërsa ai nuk i shmangu deklaratat dhe akuzat për kryeministrin Edi Rama dhe Bashën, ku foli për pazare mes tyre.
Pavarësisht ‘gjakrave të trazuar’, Berisha është treguar i kujdesshëm për të respektuar masat anti-covid, ndërsa ka vendosur maskë dhe nuk harron të përshëndesë mbështetësit e tij me dy gishta.
/Priza.al/