FOTO/Deputeti që “tradhtoi” Bashën, i bën dhuratën e papritur Elisa Spiropalit

Kjo është një ditëlindje ndryshe për ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin. Ajo ka festuar ditëlindjen mes miqve e kolegëve, ndërsa është e angazhuar për zgjedhjet e 25 prillit.

Spiropali, në morinë e dhuratave të ndryshme, ka marrë një buqetë me lule nga Halit Valteri, bashkë me të cilin kandidon për PS-në. Deputeti i cili dikur ka qenë pjesë e “opozitës parlamentare” gjatë periudhës 2019-2021, ka përcjellë një urim për Spiropalin në faqen e Facebook-ut të tij zyrtar.

Në një postim në Facebook, Halit Valteri ka publikuar një foto të Spiropalit me lule në duar. Bashkë me foton ai shkruan: “Edhe 100 Elisa Spiropali”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *