Një marrëzi e moshës, apo një humbje kontrolli për shkaqe natyrore apo mekanike, është ende herët të thuhet, por disa detaje edhe më të rënda kanë dalë nga aksidenti i ndodhur vetëm pak më parë në një prej rrugëve të Tiranës.
Në aksidentin ku një makinë e tipit “Mercedes Benz S” ka dalë nga rruga dhe fillimisht është përplasur me një qytetare 30-vjeçare e cila ishte edhe shtatzënë, duke e plagosur rëndë atë e më pas ka goditur edhe një pemë.
Në fotot e mëposhtme duke se 30-vjeçarja është e shtrirë në tokë në gjendje të rëndë, teksa e ndihmojnë disa kalimtarë të rastit. Duket se makina e tipit ‘Benz’ është dëmtuar në pjesën e përparme.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/