Një vajzë adoleshente nga Vlora është zhdukur prej dy ditësh dhe nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet dhe në lidhje me ngjarjen nëna e saj ka dhënë alarmin në polici dhe në rrjete sociale.
Në rrjetet sociale është shpërndarë fotoja e 16-vjeçares, duke bërë apel për të ndihmuar në gjetjen e vajzës së zhdukur.
Pas këtij denoncimi, policia e këtij qyteti njoftoi sot se “Më datë 15.01.2022, shtetasja E. T., ka kallëzuar se më datë 14.01.2022, i është larguar nga banesa , vajza e saj e mitur 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”.
“Zhduket adoleshentja. Ta Shpërndajmë për të ndihmuar familjen !
Një vajzë 16 vjeçe banuese në Vlorë ,e quajtur Eliza Tozaj ,është zhdukur që prej ditës së djeshme.Familjarët më thonë që ka patur veshur xhinkse te zeza ,xhup të zi me kapuç dhe bluzë golf ngjyrë vishnje.Kushdo që mund të ketë informacion ,të kontaktoj policinë”, shkruan gazetari Enrik Mehmeti.