FOTO/ ‘Dhëmbë për dhëmbë’ me Serbinë? Kosova certifikohen brigadën e saj të snajperistëve të FSK-së  

Shteti i Kosovës duket se është përfshirë ethshëm në një konkurrencë serioze për armatimin dhe ushtrinë, nisur edhe nga mbështetja që po merr nga aleatët e saj, por edhe për përpjekjet për të qenë një shtet anëtar i NATO-s.

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, sot në poligonin e Policisë së Kosovës u mbajt ceremonia e certifikimit të përbashkët të pjesëtarëve të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, me rastin e përfundimit të suksesshëm të trajnimit për snajperë.

Në ceremoninë përkatëse, të pranishëm ishin komandanti i FSK-së, gjeneral-lejtnant Rrahman Rama dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, të cilët ndanë certifikatat për personelin e trajnuar.

Me këtë rast, gjeneral Rama dhe drejtori Mehmeti vlerësuan lartë angazhimin e përbashkët në mes dy institucioneve dhe u zotuan për bashkëpunim dhe koordinim edhe në të ardhmen në fushat e interesit të përbashkët.

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës bashkëpunimin e tyre po e realizojnë me aktivitete konkrete dhe me angazhime e trajnime të përbashkëta në ngritjen e kapaciteteve njerëzore e taktike.

Ngritja e kapaciteteve profesionale  dhe taktike është prioritet i FSK-së. Nga sot FSK-së i shtohen kuadro specialistike, mirë të përgatitura nga instruktorë të  Policisë së Kosovës edhe në këtë fushë shumë të rëndësishme operacionale.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *