Emrat e 20 grave të vrara përgjatë vitit 2021, në të shumtat e rasteve nga burrat e tyre, u ngjitën përkohësisht mbi emrat e 20 rrugëve të Tiranës.
Nisma është ndërmarrë nga aktivistët e Kolektivit Feminist në Tiranë përgjatë ditës së djeshme. Aktivistet ndërmorën një aksion në kryeqytet për të përkujtuar gratë që janë viktima të “dhunës patriarkale në Shqipëri”.
“Në një shoqëri ku dhuna strukturore dhe patriarkale i shndërron gratë në viktima dhe burrat në kriminelë e ku krimi justifikohet e për të cilin vazhdimisht fajësohet viktima, reagimi masiv për një transformim rrënjësor është domosdoshmëri”, ka thënë Kolektivi Feminist.