Një ditë para zgjedhjeve, kandidati për deputet i PS-së në Gramsh, Besian Ajazi, ka hedhur një hap që do shënjojë në jetën e tij. Teksa këto orë janë vendimtare, pasi nesër janë zgjedhjet, Besian Ajazi sot është fokusuar tek jeta e tij personale teksa ka celebruar lidhjen e tij të dashurisë.
Këtë lajm special ai ka dashur që ta ndajë me të gjithë miqtë e ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ai ka postuar foto nga ceremonia, ndërsa jep indirekt edhe mesazhe për politikën, për të kaluar një të shtunë pa zhurmë.
Besian Ajazi e ka shfrytëzuar mësë miri këtë ditë, pasi sot vendi ynë ndodhet në heshtje zgjedhore, që sipas Kodit Zgjedhor fillon një ditë para votimeve dhe zgjat deri në mbyllje të procesit të votimit.
Statusi
Mirmëngjes dhe me këto foto të ditës sonë më të bukur, ku bashkuam jetët përjetësisht në zyrën e Klodit, Kryebashkiakut më trendy , ju uroj bashkë me Jonidën një të shtunë të qetë, gëzuar dhe pa zhurmë
Nga zemra uroj që drita në fund të tunelit të rritet e forcohet çdo ditë e më shumë, duke na dhënë mundësinë të përqafohemi serish e të ecim bashkarisht drejt të ardhmes tonë të përbashkët.
Përzemërsisht
Jonida dhe Besi